Kanada, numri i të vdekurve nga koronavirusi rritet në 7.751

Numri i vdekjeve në Kanada nga koronavirusi ri (COVID-19) u rrit në 7.751, pasi 193 pacientë kanë humbur jetën në 48 orët e fundit, treguan të dhënat e fundit zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Kanada janë raportuar gjithsej 381 raste të reja me virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 94.328.

Qeveria e kryeministrit Justin Trudeau do të zhvillojë një fushatë reklamimi në vlerë prej 88 milionë dollarësh kanadezë (66 milionë dollarë) për t’i informuar kanadezët rreth COVID-19.

Sipas fushatës, Kanadaja do të vazhdojë të sigurojë informacione kritike përgjatë gjithë epidemisë në shëndetin publik, mbështetje financiare për individë dhe biznese, si dhe këshilla për udhëtime për industrinë e turizmit dhe sigurinë publike.

Megjithatë, partitë opozitare kanë thënë se paratë duhet të përdoren për sektorin e shëndetësisë dhe jo për reklama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button