Shqipëri, 20 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 20 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që në vend vazhdon të rritet edhe numri i të shëruarve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime dhe me rastet e reja të regjistruara në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës dhe Tropojë, numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 1.232, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas ministrisë janë shëruar edhe 15 qytetarë, duke e rritur në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë, aktualisht janë 273 persona aktivë me COVID-19.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 18.097 testime dhe 34 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu ka bërë thirrje qytetarëve për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve dhe shmangien e grumbullimeve.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa prej disa javësh ka filluar edhe lehtësimi i disa masave që u vendosën në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button