fbpx

Michael Jordan dhuroi 100 milionë dollarë për luftën kundër racizmit

Legjenda amerikane e basketbollit Michael Jordan, së bashku me markën Jordan që shet produkte me logon e tij, do të dhurojnë 100 milionë dollarë në dhjetë vitet e ardhshme për luftën kundër racizmit dhe padrejtësive sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zotimi nga kampioni i gjashtëfishtë i NBA-së Jordan dhe marka me emrin e tij vjen teksa në SHBA vazhdojnë protestat kundër vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga ana e një polici të bardhë javën e kaluar.

“Jeta e njerëzve me ngjyrë ka vlerë. Kjo nuk është një deklaratë që synon të nxisë debat. Ne jemi të vendosur të mbrojmë dhe përmirësojmë jetesën e njerëzve me ngjyrë derisa racizmi i rrënjosur që ka shkaktuar dështime në institucionet e vendit tonë të zhduket përgjithmonë. Njoftojmë se Michael Jordan dhe marka Jordan do të dhurojnë 100 milionë dollarë brenda dhjetë viteve për institucionet që punojnë për luftën kundër racizmit, drejtësinë sociale dhe qasjen në arsim”, thuhet në një deklaratë të markës Jordan në rrjetet sociale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close