Për 24 orë janë bërë 481 shkelje për mosmbajtje të maskave dhe 155 të arrestuar gjatë orës policore

Në 24 orët e para nga kthimi i masave rrigoroze, janë regjistruar  481 shkelje  te personat të cilët nuk kanë mbajtur  mbrojtje personale, ndërsa 155  janë arrestuar nga 203 persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes.

Siç kumtoi MPB, gjatë 24 orëve të fundit  në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 722 personave u janë dhënë  vendime për izolim, ndërsa 185 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, transmeton MIA.

“Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle  te personat në izolim dhe vetizolim dhe nuk janë evidentuar  persona të cilët nuk e kanë respektuar masën për izolim dhe vetizolim”, citohet në kumtesën e policisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button