Qeveria: Janë ngritur 114 kallëzime penale dhe 451 për kundërvajtje

Gjatë ditës së djeshme janë ngritur 114 kallëzime për vepra që mundësojnë transmetimin e sëmundjes ngjitëse dhe 451 kallëzime për kundërvajtje për mos-mbajtje të pajisjes personale mbrojtëse, informojnë nga Qeveria.

Në komunikatën në të cilën Pres shërbimi qeveritar informon mbi konkluzat e seancës qeveritare, theksohet se pjesëtarët e MPB-së gjatë ditës kanë kryer kontrolle edhe ndaj personave që janë në vetizolim dhe se në dy ditët në vijim do të rritet numri i pjesëtarëve të MPB-së në terren, veçmas në qytete të cilët janë destinacione turistike në vend.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë ngritur katër kallëzime penale në bazë të Neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal të cilat i referohen veprave me të cilat mundësohet transmetimi i sëmundjes ngjitëse. Dy nga kallëzimet janë ngritur në Dojran, një në Strumicë dhe një në Manastir. Inspektorati Shtetëror i Tregut ngriti dje 12 kallëzime për kundërvajtje, transmeton MIA.

Gjatë ditës, madje Inspektorati Shtetëror i Punës në koordinim me policinë ka bërë kontrolle të intensifikuara në zonën e Shtipit ku vlen ndalesa për punën e fabrikave të tekstilit dhe lëkurës gjatë fundjavës së zgjatur.

“Qeveria i ka angazhuar policinë dhe shërbimet e inspektimit që të vazhdojnë me kontrolle të përforcuara dhe të sanksionojnë të gjitha shkeljet e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve nga KOVID-19”, thuhet në kumtesën e Pres shërbimit qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button