Temperaturat e ulëta dërgojnë tetovarët në spitale

Ulja e temperaturave kohëve të fundit ka bërë që numri i pacientëve në Spitalin Klinik të Tetovës të rritet. Specialisti i mjekësisë familjare, Bekim Ismaili, thotë se me uljen e temperaturave pacientët kanë fillua të ankohen për ftohje, ndërsa ata të cilët tani në këtë kohë ankohen më shumë janë personat me sëmundje kronike dhe fëmijët.

Ismaili thotë se kjo kategori e personave duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos dalin jashtë. 

Përndryshe, javën e fundit me uljen e temperaturave, numri i pacientëve tek mjekët e përgjithshëm është shtuar, gjë që është e zakonshme në këto temperatura të ulëta. Mjekët rekomandojnë kujdes në veshje, ushqim dhe në terapitë e mara nga mjeku amë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button