Arrestohet “Ninxha”, i dyshuar për tentim për vrasje

Policia dje rreth orës 17 në rr. “Fushtanska” në Shkup e arrestoi personin A.V. (32), i quajtur “Ninxha” nga Shkupi, të dyshuar për vepër të kryer penale “tentim për vrasje”.

“Ninxha”, kumtoi sot MPB-ja, është dërguar në Burgun hetues “Shkup”, në pajtim me masën e shqiptuar – paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve në mungesë, nga ana e gjykatësit hetues.

Më 2 dhjetor rreth orës 22.50 në bulevardin “AVNOJ” derisa D.S. (34) nga Shkupi kthehej në këmbë nga stërvitja në shtëpinë e tij dhe ka folur në celular, nga parkingu mes automjeteve të parkuara iu afruan N.M. dhe A.V., të cilët në dorë kanë mbajtur pistoleta. 

Së pari N.M. iu drejtua, duke kërkuar nga ai që të ndërpresë me bisedën në celular, pas çka A.V. me qëllim që ta vrasë D.S. me pistoletë ka gjuajtur një plumb, duke i shkaktuar me këtë rast lëndim në gjurin e këmbës së djathtë. D.S. i frikësuar  për jetën e tij, ka ikur.

I arrestuari A.V. kumtoi MPB-ja, kalon në krim evidencat e SPB-Shkup për kryerjen e më shumë veprave penale – “privim kundërligjor nga liria”, “grabitje”, “detyrim”, “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button