Reisi Fetai: Virusi korona është mjaft i rrezikshëm dhe duhet bërë kujdes maksimal

Shaqir ef. Fetai, ushtruesi i detyrës Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në RMV sot pas faljes së namazit të xhumasë, ka apeluar deri te qytetarët që të respektojnë masat për parandalimin e virusit korona, transmeton Portalb.mk.

“Virusi korona është mjaft i rrezikshëm dhe duhet bërë kujdes maksimal për të mbrojtur të afërmit tanë. Bashkësia Fetare Islame i ka ndërmarrë të gjitha masat dhe i respekton të gjitha rekomandimet dhe protokollet për mbrojtjen e besimtarëve”, tha Fetai.

Ai namazin e xhumas, i pari i tij si reis, e realizoi në qytetin e Gostivarit te Xhamia e Sahatit, duke e marrë parasysh se në shumë qytetet tjera nuk ka pasur mundësi të falet namazi i xhumasë për shkak të orës policore.

“I mbetemi të falënderuar xhematit tonë, si brenda ashtu edhe në diasporë, për gjithë mbështetjen e parezervë që e kanë dhënë deri më tani andaj ju siguroj se edhe në të ardhmen, prioritet i jonë si Institucion Fetar Islam BFI, të jemi gjithmonë afër dhe në shërbimet të besimtarëve tanë”, deklaroi Fetai.

Ndryshe, Riaseti i Bashkësia Fetare Islame javën e kaluar në mbledhjen e jashtëzakonshme me shumicë prej dy të tretave e ka shkarkuar nga funksioni kreun e tyre, Sulejman Rexhepi i cili u zgjodh në vitin 2007 kryetar dhe deri më tani disa herë u rizgjodh me mandat 5-vjeçar. Ky i fundit në deklaratën për media e kishte shpallur të vdekur virusin korona.

“Presim që periudhën e ardhme çdo herë të ngadhënjemë mbi të keqen dhe të dini se Kovid-19 mundet lirisht ta shpallin të vdekur prej sot duke pasur parasysh se e kemi fituar dhe për këtë jemi këtu”, kishte thënë reisi Rexhepi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button