EVN: Shkupjanët më shumë harxhojnë energjinë elektrike

Konsumimi i energjisë elektrike është rritur në 25% në pjesën e parë të dhjetorit,për shkak të dallimeve të temperaturës kohëve të fundit lajmërojnë nga EVN.

 “Në qoftë se krahasojmë shpenzimin e energjisë elektrike me vitin e kaluar dhe datën e njëjtë 11 dhjetor 2011, do të konkludojmë që shpenzimet e konsumimit të rrymës janë rritur vetëm për 2%.Në Shkup është regjistruar një përqindje më e lartë, ku 9% e shkupjanëve kanë harxhuar më shumë rryme duke krahasuar me vitin e kaluar. Në 12 dhjetor në Shkup janë harxhuar 9,9 milion kilovat në orë, dhe në të gjithë vendin deri më tani 23,97 milion kilovat në orë, që është një rekord për muajin dhjetor” thonë nga EVN.

Ato gjithashtu lajmërojnë se aktualisht nuk ka ndërprerje të mëdha të furnizimit të energjisë elektrike.

“Intenzivisht dhe nën kushte ekstreme të vështira po punohet edhe në heqjen e defekteve në fshatrat malore të Dibrës, Kërçovës, Gostivarit dhe regjionit të Shkupit. Deri në fund të ditës do të mëkëmbet normalizimi i furnizimit” lajmëron EVN. 

Ndërprejet janë më të gjata vetëm në vendet ku hyrja është e vështirë, si regjionet malore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button