U kthyen 300 qytetarë nga Turqia në Kosovë

300 qytetarë të Kosovë që kanë ngelur gjatë pandemisë në Turqi dhe vendet fqinje, janë rikthyer në Kosovë. 

“Pas riatdhesimeve të shtetasve tanë të organizuara gjatë muajve të fundit, këtë javë nga Turqia janë realizuar edhe dy fluturime shtesë për në Kosovë. Përmes këtyre dy fluturimeve të fundit janë riatdhesuar mbi 300 shtetasve të Kosovës të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të ngujuar në Turqi, por edhe në vende fqinje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të ambasadës, përmes këtyre dy fluturimeve, në Kosovë janë kthyer 300 persona, të cilët në muajt e fundit kanë mbetur në Turqi ose vendet fqinje për shkak të pandemisë me virusin korona.

Pas lehtësimit të masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit, secili person që hyn në territorin e Kosovës, duhet të ketë dokument që vërteton se nuk është i infektuar me këtë virus, apo në të kundërtën është subjekt i vetizolimit për shtatë ditë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 5 raste të reja me virusin korona, derisa 3 pacientë janë shëruar, duke arritur numri në 874.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button