Daçiq: Për Serbinë, Maqedonia dhe Kosova paraqesin rrezik të fshehtë

Situata e sigurisë në Serbi është stabile, pa marrë parasysh rrezikun e fshehtë i cili ekziston në pjesën jugore të vendit, si dhe përhapjet e mundshme të Kosovës dhe Maqedonisë në jug të Serbisë. Kështu u shpreh ministri i Punëve të brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai duke folur para eprorëve të tij në Beograd tha se tani për tani, në pjesën jugore të Serbisë nuk ka sulme terroriste dhe nuk ekziston ndonjë kërcënim latent nga kriminaliteti i organizuar.

Prandaj, u shpreh Daçiq, është e rëndësishme që të arrihen rezultate të mira në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe kontrabandimit të lëndëve narkotike./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button