Qeveria M..tafa, Horordinaj, Çeliku!

Duke analizuar këtë qeveri mu kujtuan tri gjëra shumë të rëndësishme!

E para, Isa M..tafa, më ktheu shumë e shumë vite pas! Më ktheu në kohën e studimeve, më ktheu në protestat e fuqishme studentore,  më ktheu në zgafellën legjendare të Mitrovicës dhe në grevën maratonike të minatorëve! Dhe pikërisht këtu mu kujtua edhe Rahman Morina, e më pas shoku i tij Isa, mes të cilëve nuk kam vërejtur asnjëfarë ndryshimi! U mundova te tërheq një parabolë mes të atëhershmes dhe të tashmës! Konkludova! Populli nuk u dëgjua as atëherë, çuditërisht, nuk u dëgjua as tani!

E dyta, Ramush Horordinaj, më kujtoi Zhozef Fushe-në e shkrimtarit të famshëm  austriak, Stefan Zweig. Po, po, ky më kujtoi pseudonimin „Duka i Otrantos”. Fushe ishte një prift i thjeshte dhe shëndetlig, i cili më vonë  u transformua në një politikan shumë dinak dhe tepër të pispillosur! Është i vetmi ministër, i cili i ka vepruar në kabinetet e tre qeverive të ndyshme. E kanë quajtur edhe  „Kasapi i Lionit”. Është ithtar i Gijotinës! Dyshohet për vdekjen e Napoleon Bonapartes dhe Luigjit të XVIII.

E treta, më kujton Fatmir Llomotarin, i cili është i njohur me një pseudonim shumë karakteristik „Komandant Çeliku“, Them karakteristik, sepse „Çeliku“ si metal është sinonim „i qëndrueshmëris딄 i së fortës” „ i paluhatshmërisë”,…, „ i rezistencës” ! Kjo e fundit më  bind për gjithçka! Shtrohet pyetja pse! Vetëm analiza e rebesh-aktpadive dhe proceseve gjyqsore të gjykatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, dhe dalja e „Çelikut” prej tyre, vazhdimisht, „si i pafajshëm” nuk do koment tjetër.

Unë tani vetëm një gjë nuk e kam të qartë! Meqë si përkthyes kam njohuri për shërbimet të cilët i ofrojnë avokatët në përendim, dhe nëse 1 minutë e tyre kushton afër 50 Euro, atëherë nuk e kam idenë se si i  ka përballuar „Çeliku” të gjitha këto seanca maratonike! Me vone disi qetesohem! Duke analizuar pasurinë milionëshe të  vëllaut, madje edhe të djalit të tij, mund ta marr me mend se sa mund të jetë pasuria personale e Llomotarit!

Ndoshta këtij shkrimi do ti përgjigjej thënia: „Absurdum est ut alios regat, qui seipsum regere nescit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button