RMV, 48 qytetarë nuk e respektuan orën policore, ndërsa 591 u kapën pa maska në 24 orët e fundit

Ministria e punëve të brendshme (MPB) sot raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 591 raste ku qytetarët nuk mbanin maska, ndërsa 48 të tjerë nuk kanë respektuar orën policore, transmeton Portalb.mk.

MPB-ka raportoi se 38-të qytetarë që nuk e kanë respektuar orën policore janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ndiqet procedurat, pasi janë marrë të dhënat.

Në 24 orët e fundit, 166-të qytetarë kanë nënshkruar deklaratën për izolim, ndërsa 197-të tjerë për vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button