Ndryshimi në mes shkollës dhe jetës, në kohën e pandemisë

Shkruan: Delvina KËRLUKU

Mësimi në shumë shkolla përfundon në muajin qershor. Semestri i dytë, ai veror, nisi me pengesa, për shkak të pandemisë që kaploi tërë rruzullin tokësor. Edhe në vendin tonë (RMV) si në shumë vendet e tjera të botës, procesi mësimor vazhdoi në distancë (mësim online). Kështu që u mundësua fëmijëve që të mos humbin në mësime. Edhe pse në këndvështrimin e parë mësimi në këtë formë dukeshte tërheqës, por pati edhe pengesat e saj. Mungesa e paisjeve elektronike dhe rrjeti i internetit, ishte për shumë kënd. Por, shtrinë dorë si sektori publik ashtu dhe ai privat, për t’ua bërë më të lehtë qasjen në mësim. Mirëpo, rrjet i pafuqishëm, paisje të pa mjaftueshme, interesim i dobët i shtresave me ekonomi të këputur, reflektoi në dalje, në sipërfaqe, të pengesave si nga nxënësit (studentët), ashtu edhe nga mësimdhënësit.

Por, gjithë kjo kohë e shfrytëzuar nga palët e interesuara, domosdo që ka një anë pozitive dhe kjo është të ecish me hapin e kohës e të përfitosh me aq mundësi sa të jepet, për të mos humbur. Shumë mësimdhënës nuk menduan dhe s’mendojnë kurrë për humbjen, derisa janë duke luftuar për ta dhënë dijen dhe për ta fituar ata që duan.  Në fund të të gjithë kësaj përpjekje, të mësimit në distancë, besojmë se do të shkojë gjithçka shumë mirë. Nëse mendojmë të kundërtën atëherë nuk është fundi, do të duhet të gjejmë mënyrë më të mirë. Fitorja, përherë vjen me durim, duke mos u ndal me punën. Megjithëse, qëllimi i mësimnxënies nuk është fitorja, por progresi. Fundi, për avancimin e ushtrive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo nga shumë sipërmarrës të suksesshëm. Pse të mos jenë edhe mësimdhënësit sipërmarrës të këtillë, kur quhen këshillues të ‘artit të dijes’, si ai i ‘artit të luftës!

Në Maqedoni, kuptojmë shumë se të jesh pjesë e punës me aparate teknologjike është e vështirë për shumë njerëz. Sepse, është vendi ku teknologjia u zhvillua në dekadat e fundit dhe këtu ndeshen mos dija dhe dija, gjeneratat e vjetra dhe të reja. Koha ka ardhë për ndryshime dhe avancime në trendet botërore. Ditëve të fundit këtë përballje të komunikimit në distancë e aprovoi shkolla dhe personeli i saj, institucione të fushave të ndryshme dhe punëtorë. Por, përveç problemeve të lartpërmendura, ajo që është më shqetësuese është komunikimi në distancë me fëmijët me aftësi të kufizuar. Pikërisht, janë prindërit ata që luajnë rolin kryesor, te fëmijët e tyre, që t’i edukojnë e mësojnë, për t’u mbrojtur edhe nga një sëmundja tjetër (virusi Korona) që e shtri të shëndoshin dhe e vdes të sëmurin.

Ka nga ata prindër që e dinë thelbin e dijes dhe shkollës, se sa i rëndësishëm është për jetën e njeriut. Por, ka edhe nga ata prindër që për shkak të fanatizmit të një kohe, për shkak të pengesave të një lufte, për shkak të vetë mentalitetit të ‘gdhendur’ brez pas brezi, që mësimi (edukata) bëhet vetëm në shkollë dhe jo në shtëpi, i ngec fëmijët e tyre në kohë ‘lufte’. Janë këta prindër që nuk përkushtohen për ta mësuar fëmijën e tij. Për vështirësitë e jetës, ta mësojnë për ruajtjen e  shëndetit, për vlerën e parasë, për shpenzimet që ka jeta dhe për vetë investimet që i do ajo, për të mbijetuar dhe për të jetuar më mirë. Por, se çfarë bëjnë prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta në shtëpi, në këtë kohë si prindër, do të duhet të jenë edhe në rolin e mësuesit. Një nënë, si shumë nëna që japin jetën për fëmijët e tyre, në bashkëbisedim për shkollën, rëndësinë e saj dhe zhvillimin e fëmijës është bërë edhe mësuese duke marrë librat në raftin e biblotekës.

Libra të shkollës, libra nga udhëtimet në ndonjë qytet te Atdheut, në takimet me shkrimtarë, etj. Ndonëse koha e saj i dedikohet djalit me autizëm, asaj i thotë zemra se do të duhet edhe mësmdhënësit, por edhe psikologë, logopedë të shpenzojnë kohën, për djalin e saj. Komunikimi në distancë, për këtë kategori të njerëzve është jo i duhuri. Prandaj, përpos kohës që jep për edukimin e tij dhe komunikimin në distancë me mjek dhe mësues, ajo ka zgjedh të çaj barrierat, me qëllim që ta afrojë fëmijën e saj në një qendër – shkollë me mësuesit e tij. Sepse, pranë shkollës qëndrojnë mësuesit me përvojë e më të mirë. Teknologjia është veç një vegël, për fëmijët me nevoja të veçanta. Kur është çështja për t’i bërë fëmijët të punojnë së bashku e për t’i motivuar, mësuesi është më i rendësishmi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button