Në Tetovë nuk respektohen masat, numri i të gjobiturve më i larti në shtet (Infografik+video)

Edhe pse është komuna ku dënueshmëria për mos mbajtje të maskave mbrojtëse është më e lartë në shtet, komunë ku masat restriktive që nga fillimi i pandemisë kanë qenë më të rrepta, numri i të infektuarve në Komunën e Tetovës vazhdon të jetë i lartë, shkruan Portalb.mk.

Me 13 raste të reja me virusin korona, numri i të infektuarve në Komunën e Tetovës me rrethinë ka arritur në 255, kështu qëndron situata sipas komunave reale të të infektuarve:

  • Komuna e Tetovës- 142 (9 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës- 53(6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës – 29 (2 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Brvenicës – 17 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcë – 7 (2 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Zhelinës – 7 (4 persona kanë ndërruar jetë)

Sa efektive është ora policore?

Pas kthimit të orës policore në qytetet më të prekura nga virusi korona në RMV, ndër to edhe në Komunën e Tetovës, qytetarët vërshuan tregjet dhe shitoret për të blerë produkte ushqimore në mënyrë që të përgatiten për izolimin 3 ditor.

“Tregu i Grave” në Tetovë ishte i stërmbushur me njerëz, shumica prej tyre nuk mbanin maska, doreza e as distancë, kështu duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Çfarë masash po ndërmerr policia?

Biseduam me Fatmir Rexhepin nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë, sipas tij policia po ndërmerr gjithçka që ka në dorë, respektivisht për dënimin e shkelësve të masave qeveritare.

“Ne aktualisht jemi duke ndërmarrë gjithçka që kemi në dorë në mënyrë që secili qytetar të respektoje masat qeveritare, gjithçka tjetër ngelet në vetëdijen e qytetarëve, në qoftë se flasim me numra, sektori jonë ka dënueshmërinë më të lartë në shtet për mos mbajtje të maskave mbrojtëse” tha Fatmir Rexhepi nga SPB-Tetovë.

Infografikë në lidhje me numrin e të gjobiturve për mos mbajtje të maskave mbrojtëse në disa qytete të RMV-së.

 

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1272 testime dhe janë regjistruar 180 raste të reja me virusin korona në vend, kështu numri i të infektuarve ka arritur në 2790, prej të cilëve 1632 janë shëruar kurse 149 persona kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button