Lëvizja Besa: Nuk diskutohet që në të ardhmen mund të ketë kryeministër shqiptar, por jo nga rradhët e BDI-së

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj kërkesës së BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nga kjo lëvizje, kanë thënë se ky moment mund të vijë në atë ardhmen dhe kjo nuk diskutohet, por kryeministri shqiptar nuk mund të jetë nga rradhët e BDI-së, njofton Portalb.mk. 

“Që shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga rradhët e BDI-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tashmë e një periudhë më të gjatë në shumicë më të madhe turpërohen të identifikohen me politikat dhe politikanët brenda BDI-së të cilët nëpërkëmbën gjithçka shqiptare gjatë 18 viteve qeverisje”, thuhet në komunikatën e Lëvijzes Besa.

Sot partia Bashkimi Demokratik për Integrim shënon 18 vjetorin e themelimit. Me këtë rast, lideri i saj, Ali Ahmeti ka dërguar disa porosi, mes tjerash ku kërkon dhe kryeministër shqiptar për Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button