Një vështrim kritik ndaj shtetit “shtetit social” të Maqedonisë së Veriut përballë pandemisë Covid-19

Pandemia e koronavirusit ka pasur një ndikim të paparë në jetën e përditshme të popullatës të Maqedonisë së Veriut. Këto pasoja ndikojnë veçanërisht në familjet me të ardhura të ulëta e me gjërë. Në të vërtetë, gjendja e jashtëzakonshme (shëndetsore) e deklaruar me rastin  e Covid-19 ka ç’regulluar menyrat e jetës së zakonshme.

Më të varfërit u goditën më shumë! Në funksion të pabarazive ekonomike dhe sociale në vend, pasojat e kësaj krize preken në mënyrë disproporcionale të varfërit dhe grupet e cenueshme (të papunët, të moshuarit, amvisërin, fëmijë  dhe adoleshentët në moshë).

Kështu, ka shansa që kriza e koronavirusit të rezultojë në një shpërthim të punësimit joformal, me të cilën një pjesë e popullatës do të duhet të mbështetet për të mbijetuar. Punësimi joformal është i përhapur në vend prej një kohe që do të thotë që  Gratë / Burrat që punojnë një punë joformale nuk kanë asnjë mbulim të sigurimeve shoqërore ose mbrojtje të ligjit të punës. Aq më keq, familjet më të varfëra mund të gjenden të detyruar t’i dërgojnë fëmijët e tyre adoleshentë në moshë në tregun e punës në vendet e treta, një kostatim shumë e hidhur në vend në kohën e fundit.

Kurse, në fushën e sistemit shëndetësor të vendit gjithashtu duhet të nënvizojëm nevojën për të ecur drejt konsolidimit të një sistemi shëndetësor cilësia e të cilit është e garantuar, e cila ka burimet e nevojshme për t’u marrë me situatat e krizës dhe që e konsideron mbrojtjen e shëndetësis në një mënyrë universale, duke marrë në konsiderat situatën sociale ekonomike të personave dhe cilësin e jetës së tyre.

Dhe në mungesë të një shteti social, në një gjendje shumë të dobët, qasja në përfitime sociale mbetet sektoriale në vend. Para koronavirusit, kjo situatë ishte tashmë një problem i madh, por sot është një çështje e mbijetesës. Sot është shumë thelbësore të rimendohën politikat ekonomike dhe të promovohen punët formale  më të mira dhe respektohet mbrojtja sociale universale dhe të drejtat sociale. Mundet të konsiderojm se konteksti aktual hap rrugën për debatin mbi nevojën e një « page qytetare » në vend në mënyrrë që të garantohet dinjiteti i individëve.

Izolimi i qytetarve në vend është provuar të jetë një masë efektive për të luftuar Covid-19, por ajo ka tronditur dinamikën profesionale, shtëpiake dhe kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, duke prekur kryesisht punëtorët në sektorin joformal. Për më tepër, izolimi ka rritur barrën e punës në shtëpi dhe kujdesin për fëmijët dhe për të moshuarit, detyra që janë shtyllat kurrizore e shtëpive dhe që  kanë qenë historikisht  funksionale.

Përballë këtyre sfidave, në fund të fundit, mundet të promovojmë kauzën  e ndërtimit të një « pakti » të ri social të bazuar në njohjen e solidaritetit dhe ndërvarësisë si vlera themelore për krijimin e një sistemi shoqëror më të drejtë në vend.

Nga ana tjetër, pandemia duket se ka treguar qartë se në vendet e Ballkanit, në të cilat bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, shtetet nuk kanë vdekur dhe se ata kanë një rol të madh për të luajtur, për të zbatuar politikat efikase dhe  të shndërojnë ata në realitet.

Politikat publike duhet të trajtojnë sfidat gjithnjë e më shumë për krijimin e sistemeve të mbrojtjes  universale që janë të përqendruara në njerëz, sesa të orientuar drejt tregut, që janë thelbësore për jetën dhe kujdesin e njerzve. Për të trajtuar këto sfida, shteti, dhe veçanërisht shteti social, ka një rol kryesor për të luajtur, dhe në këte optik nji forcim i bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar është më i domosdoshëm se kurrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button