Pëson aksident Gordana Jankullovska

“Pasati” me të cilin udhëtonte ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullosvka sot rreth orës 11:30 është përplasur me një veturë “Fiat” në bulevardin “Prvomajksa” tek lagjeja “11 tetori” në Shkup.

MPB e konfirmoi aksidentin, prej ku shkurtimisht deklaruan se ministrja ka qenë e ulur në ulësen e përparme, por për fat të mirë nuk ka të lënduar, ndërsa të dy automjetet janë pjesërisht të dëmtuara.

Nga MPB shtojnë se pas hetimit të kryer, Jankullovska ka vazhduar detyrat e saj të punës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button