Britani, afro 40 mijë të vdekur nga COVID-19

Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 39.904, me një rritje prej 176 viktimash në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në konferencën ditore për media, ministri i Transportit Grant Shapps tha se në 24 orët e fundit, 1.805 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 281.661.

Vendi ka kryer 220.057 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve arrin në 5.005.565.

Ministri Shapps tha se mbajtja e maskave në transportin publik do të bëhet e detyruar nga 15 qershori.

Në Britani është paraparë që nga 15 qershori të hapen disa dyqane me pakicë, krahas atyre elementare, dhe disa shkolla.

Në kuadër të lehtësimit gradual të masave që filloi nga muaji maj, në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë hapur disa sektorë dhe kanë filluar procesin arsimor klasat e para dhe të fundit të shkollave fillore, si dhe kanë filluar të funksionojnë tregjet e hapura dhe sallonet e automjeteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button