iPhone 5 prej nesër edhe në Maqedoni

Duke filluar nga dita e nesërme, të riun iPhone 5 prej 16 GB do të mund ta bleni edhe në vendin tonë. Të njëjtin në Maqedoni e sjell T-Mobile për vetëm 13.900 denarë në tarifën telefonike i3600 me kontratë për Besim 24.

“E sjellim iPhone 5 si një nga inovacionet më të reja të telefonisë mobile. iPhone 5 si një mjet më i avancuar për komunikim u mundëson të keni qasje të shpejtë dhe të sigurt deri te shumë përmbajtje multimediale”, thonë nga T-Mobile.

Ndryshe, iPhone 5 është iPhone më i hollë dhe më i lehtë deri më tani, disponon me ekran 4 inçësh, procesor A6 i dizajnuar nga Apple për performansa super të shpejta, si dhe teknologji wireless ultra të shpejtë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button