Komisioni Rregullator për Energjetikë ka pranuar 150 ankesa për faturat e larta të energjisë elektrike

Lidhur me reagimet ndaj Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) nga konsumatorët, për faturat e tyre të energjisë elektrike, për muajt mars, prill dhe maj, KRRE informon se çdo konsumator ka të drejtë ta lexojë matësin e tij dhe të paraqesë të dhënat në EVN, përkatësisht tek operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, përmes Viber-it, telefonit të zakonshëm ose me postë elektronike, nëse nuk janë të kënaqur me gjendjen e lexuar të matësve të tyre, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

KRRE tërheq vëmendjen që EVN është e detyruar, pasi të pranojë të dhënat nga konsumatorët, të korrigjojë faturat e tyre të energjisë elektrike. Faturat e lëshuara gabimisht, me konsum më të madh të energjisë duhet të anulohet dhe të përgatitet një e re, në përputhje me konsumin real.

– Në periudhën e kaluar, KRRE ndërmjetësoi në zgjidhjen e 150 ankesave nga konsumatorët. Nëse EVN nuk korrigjon faturat në bazë të leximit nga vetë konsumatorët, këta të fundit mund të drejtohen në KRRE dhe ne do të ndërmjetësojmë në përgatitjen e faturës së re. Gjithashtu dua të jemi i qartë për EVN se tani e tutje, në lidhje me këtë problem, do t’i ndërmarrim të gjitha kompetencat ligjore që janë në dispozicion dhe do të fillojmë të ndërmarrim sanksione të caktuara ndaj operatorit të sistemit të shpërndarjes – deklaroi presidenti i KRRE, Marko Bislimoski.

Ai shtoi se çdo konsumator duhet të paguajë aq sa ka shpenzuar, ndërsa KRRE e kupton situatën në rastin e krizës që e kemi.

– Kishte një periudhë kur EVN nuk i lexonte matësit, por bënte vlerësim, por tani ashtu si u bëmë thirrje konsumatorëve që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, kështu që unë nuk ei bëj thirrje, por e urdhëroj EVN-në që të pranojë të dhënat e lexuara nga qytetarët dhe menjëherë të fillojë me korrigjimin e faturave – tha Bislimoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button