„Faktoje“: Shqipëria nuk ka numër më të madh të marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut

Me 14 dhjetor të vitit 2017, qeveri e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbajti takimin e parë të përbashkët në Pogradec. Gjatë kohës së fjalimit të cilin e mbajti kryeministri Rama në këtë takim u përmendën shumë tema në interesat e përbashkëta dhe në përforcimin e lidhjes në mes dy vendeve fqinje.

Rama deklaroi se me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria ka nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve, por sipas verifikimit të “Faktoje”, u dëshmua se në vend të parë e numrin e marrëveshjeve janë ato me Serbinë, pas radhiten ato me Malin e Zi, transmeton Vërtetmatësi.

“Me Maqedoninë kemi nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve krahasuar me çdo vend tjetër në rajon” u shpreh Rama gjatë takimit bilateral në mes Qeverisë së Tiranës dhe Shkupit të mbajtur me Pogradec. 

Në bazë të kësaj deklarate, “Faktoje” komunikoi me disa ambasada me vendet në rajon: Maqedoninë, Malin e Zi, Serbin, Kosovën.

Përmes përgjigjeve, ambasada e RMV-së na udhëzoi te ueb-faqja zyrtare e Ministrisë për Punë të Jashtme. Në këtë faqe “Faktoje” kuptoi se deri më tani janë nënshkruar 22 marrëveshje mes shteteve, prej të cilave, e fundit është nënshkruar në vitin 2016. 

Ambasada e dytë me të cilën komunikoi Faktoje ishte Ambasada e Malit të Zi. Sipas përgjigjes, deri më tani mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë nënshkruar 52 marrëveshje, prej të cilave deri në vitin 2018 kanë pasur 50 të tilla.

Një pjesë e dokumentit të dërguar:

Prej përgjigjes për “Faktoje” nga ambasada shqiptare në Serbi, kuptohet se deri më tani janë nënshkruar 62 marrëveshje, prej të cilave e fundit ka qenë në vitin 2015.

Një pjesë e dokumentit është dërguar deri te “Faktoje”:

Në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, “Faktoje” gjeti edhe numrin e marrëveshjeve të Shqipërisë të nënshkruara me Kosovën, ndërsa sipas këtij institucioni ka 28 marrëveshje.

Nga verifikimi i kryer, u dëshmua se Shqipërua nuk ka numër të madh të marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut, por me Serbinë dhe Malin e Zi. Mbi këto të dhëna, Faktoje këtë deklaratë të kryeministrit Rama e vlerësoi si të pavërtetë. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button