Fabrikat e tekstilit dhe të lëkurës në Shtip nuk e kanë të lejuar të punojnë gjatë karantinës

Fabrikat e tekstilit dhe të lëkurës në Komunën e Shtipit nuk do të lejohen të punojnë gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur, vendosi sot Shtabi Kryesor i Koordinimit të Krizave.

Vendimi është marrë bazuar në kërkesën e Komunës së Shtipit, me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit të koronës, transemton MIA.

“Shtabi kryesor i Koordinimit për sigurimin e koordinimit të plotë në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit korona sot e shqyrtoi dhe e pranoi kërkesën për vendosjen e ndalesës për punë të paraqitur nga Komuna e Shtipit, gjegjësisht ndalohet lëshimi i lejeve të punës gjatë fundjavës për fabrikat nga industria e tekstilit dhe lëkurës në zonën e Komunës së Shtipit, në fakt të njëjtat të qëndrojnë të mbyllura”, theksohet në fragmentin nga mbledhja e 67-të e Shtabit kryesore të Koordinimit.

Të gjithë personat e tjerë juridikë dhe operatorët ekonomikë, tregjet dhe furnizuesit e ushqimit në zonën e Shtipit do të punojnë në përputhje me lejet e lëvizjes të lëshuara më parë gjatë orarit të policisë.

Kabineti i Zëvendëskryeministres përgjegjëse për çështjet ekonomike bën apel që të respektohen me përpikëri protokollet për mbrojtjen e punëtorëve gjatë transportit dhe në vendet e punës. l

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button