Fletëarreste për komandant Hoxhën- Xhezair Shaqiri

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletëarreste ndërkombëtare për Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prishtinë, të cilat janë njohur me fletë arrestet e autoriteteve të Beogradit, por edhe një të lëshuar nga MPB-ja në Maqedoni, por për këtë të fundit nuk ka ende një konfirmim zyrtar.

Shaqiri, i njohur si një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë konfliktit të vitit 2001 në zonën e Shkupit dhe Kumanovës kërkohet nga autoritetet serbe, pas një akuze të bërë ndaj tij si një nga organizatorët e sulmit të postbllokut kufitar serb në Dobrosin në kufirin midis Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Xhezair Shaqiri, i cili mban edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike Kombëtare në Maqedoni thotë se fletëarresti është pjesë e skenarëve kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, që nuk janë pjesë e pushteteve dhe subjekteve kriminalo–politike.

Ai thekson se për këtë ka alarmuar institucione ndërkombëtare. Sa i përket shpifjes për sulmin në Dobrosin, Shaqiri konfirmon se gjatë periudhës që ka ndodhur ngjarja ka qenë jashtë shtetit dhe kjo mund të vërtetohet me një kontratë qëndrimi dhe pune që zotëron i akuzuari, njofton INA

Lajme të ngjashme

Back to top button