Përgatitje të projekt-planeve për menaxhim me Liqenin e Ohrit dhe Malin Sharr

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit me një aktivitet të ri të përgatitjes së një Studimi për Valorizim dhe Projekt-Planit të Menaxhimit për Monumentin Natyror Liqenin e Ohrit, si dhe një Projekt-Plan për menaxhimin e Parkut Kombëtar të ardhshëm Mali Sharr si rezultat i një granti të aprovuar nga Unioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës (IUCN – International Union for Conservation of Nature).

Projekti monitoron angazhimet dhe aktivitetet e vazhdueshme të MMJPH, për vlerësimin ose rivlerësimin e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës me Planin e Veprimit (2017-2027) dhe Strategjinë Kombëtare për Biodiversitetin për periudhën (2018-2023) në drejtim të arritjes së qëllimeve të përcaktuara për rritjen e përqindjes së zonave të mbrojtura në të gjithë territorin e vendit, transmeton MIA.

“Aktivitetet janë pjesë e projektit në vazhdim GEF/UNEP: “Arritja e Mbrojtjes së Biodiversitetit duke krijuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive zonat e mbrojtura dhe integrimin e Biodiversitetit në Planifikimin e Përdorimit të Tokës” (STAR 5). Projekti do të zbatohet nga Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO) në bashkëpunim me MMJPH dhe UNEP, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë. IUCN do të aplikojë standardet më të mira ndërkombëtare për zonat e mbrojtura, duke përfshirë udhëzimet e veta për praktikat më të mira” bëri të ditur MMJPH.

Përgatitja e Studimit për valorizimin e Liqenit të Ohrit i mundëson MMPH-së të fillojë një procedurë për ri-shpalljen e Liqenit të Ohrit si zonë e mbrojtur, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e natyrës.

Projekt-Plani i Menaxhimit të Malit Sharr do të zhvillohet në bazë të të dhënave nga Studimi i vlerësimit të Malit Sharr (2020), i cili gjithashtu u zhvillua me ndihmën financiare nga GEF / UNEP.

MMJPH thekson se zhvillimi i planeve të menaxhimit për të dy zonat do të ndihmojë organet qeverisëse të ardhshme të zonave të mbrojtura për të siguruar një menaxhim efektiv të zonave të mbrojtura dhe pajtueshmëri me dispozitat e legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, si dhe përmbushjen e kërkesave të direktivave të BE-së. për habitatet dhe zogjtë.

“Përgatitja e tre dokumenteve do të mundësojë zbatimin e aktiviteteve të parashikuara në Programin Vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2020 të MMJPH”, shton Ministria.

Nga ministria informojnë se është përgatitur Lista e Kuqe Kombëtare, me të dhëna nga vlerësimet e kryera dhe statusi i konservimit për të gjithë 46 amfibët dhe zvarranikët në nivel kombëtar dhe për 14- bimët vaskulare. Është përgatitur një dosje për emërimin e lokalitetit  “Dllaboka Reka” në PK Mavrovë në Listën Preliminare të UNESCO-s për pyjet e vjetra të ahut. Dosja u dërgua në Qendrën Botërore të UNESCO-s në Paris.

“Përkundër faktit se diversiteti i florës dhe faunës në vendin tonë ende nuk është studiuar plotësisht, megjithatë, sipas informacionit të disponueshëm, ai tregon një pasuri të madhe – mbi 23.019 taksonë, nga të cilat 2.095 specie të algave, 2.000 lloje të kërpudhave, 450 lloje likenesh, 3.200 bimë vaskulare dhe 500 specie myshqesh, 13.379 jovertebrore dhe 555 lloje vertebrash”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button