Zhbogar: Qytetarët të respektojnë udhëzimet e autoriteteve shendetësore

Euromabasadori, Samuel Zhbogar, ka porostitur sot qytetarët që të respektojnë masat dhe udhëzimet e autoriteteve për frenim të përhapjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Ai gjatë konferencën së përbashkët për media me zv/kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, me rastin e donacionit të respiratorëve nga ana e BE-së, tha se qytetarët duhet të respektojnë udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, në mënyrë që vendi të tejkaloj sa më shpejtë krizën me koronën.

“Keni staf mjekësor që është i përkushtuar, keni partnerë të përkushtuar të cilët po ju ndihmojnë me pajisjet e nevojshme mjekësore. Por, në anën tjetër na duhet edhe opinion i përkushtuar, qytetar të përkushtuar, të cilët do të mësohen të sillen në pajtueshmëri me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të mbajnë maska, të lajnë më shpesh duar dhe të mbajnë distancë sociale, me qëllim që t’i ndihmojmë stafit mjekësor, nga njëra ana që ata të ballafaqohen më mirë me gjendjen, por nga ana tjetër të shfuqizohet ora policore dhe të dalim nga karantina, që të mund të planifikojmë verën”, deklaroi Zhbogar.

Donacioni që dorëzoi sot Zhbogar, përbëhet prej 8 respiratorëve, janë në kuadër të 20 makinave respiratorë të cilat vendi i siguroi nga donacioni i Bashkimit Evropian. Euroambasadori tha se BE, do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në këtë krizë.

“Ndihma e sotme e Bashkimit Evropian është një demonstrim i vazhdueshëm i solidarizimit që BE e tregon ndaj vendit tuaj dhe është solidaritet me vepra dhe 40 mln euro tjera BE do të jep për rimëkëmbjen ekonomike dhe socio-ekonomike të vendit dhe 160 mln euro në mënyrë plotësuese, që është kredi, për të cilën veç më kemi arritur marrëveshje me Qeverinë tuaj”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Osmani tha se kjo ndihmë vjen pikërisht kur vendi po përballet me një valë të re të koronës dhe siç ka thënë ai, është mirë të dihet që në situata si kjo, vendi ka mbështetjen e Unionit.

“Kjo është veçanërisht sot kur dukshëm po ballafaqohemi me një valë të re të zgjerimit të virusit korona, është fakt se gjatë ballafaqimit me pandeminë, çdo vend duhet më shumë të mbështetet në kapacitetet e veta, në sjelljen e përgjegjeshme të institucioneve të veta, të qytetarëve të vet. Është mirë të dihet se në ballafaqimin me këtë krizë por edhe me të gjitha sfidat tjera para nesh asnjëherë nuk do të jemi vet, por gjithmonë do ta kemi mbështetjen e Unionit dhe do të jemi pjesë e përgjigjes së përbashkët evropiane ndaj çdo sfide”, deklaroi Osmani.

Filipçe nga ana tjetër, këtë e vlerësoi si një hap serioz drejt përforcimit të sistemit shëndetësor, posaçërisht në njësitë për kujdes intensiv.

“Në projektin e radhës të cilin e hapi dhe e ofroi Bashkimi Evropian për ne, do ti pajisim dhe do ti përforcojmë të gjitha njësitë për kujdes intensiv në vend, këtu në klinika, dy spitalet në Shkup, spitalet klinike dhe spitalet e përgjithshme në vend”, tha Filipçe

Krahas respiratorëve, në kuadër të ndihmës nga BE janë siguruar edhe nga 10 perforatorë dhe reduktues të oksigjenit, por edhe sasi e madhe e pajisjeve mbrojtëse: mbi 750 mijë doreza kirurgjike, dhjetëra mijë skafandër mbrojtës, veshje mbrojtëse, syze mbrojtëse, maska mbrojtëse, veshje mbrojtëse për këmbë etj.- pajisje e cila veç më shfrytëzohet nga punonjësit mjekësor të Klinikës Infektive dhe shtëpitë tjera shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button