Shkup: Për tre ditë 50 aksidente në trafik

Nga dita e hënë deri të mërkurën janë regjistruar gjithsej 50 aksidente në Shkup dhe rrethinë nga të cilat janë lënduar 23 persona, dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë. Kjo ka ndodhur si pasojë e reshjeve të borës të cilat këto ditë përfshinë Maqedoninë duke sjellë temperatura deri më -15 gradë celsius.

Te dhënat na siguroi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Nga dita e hënë deri të mërkurën janë regjistruar gjithsej 50 aksidente në Shkup dhe rrethinë nga të cilat janë lënduar 23 persona, dhe një tjetër ka vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë”, tha Liza Bendevska zëdhënëse e policisë në Shkup.

Ajo tregoi se nga katër aksidentet e rënda të cilat janë regjistruar brenda këtyre 3 ditëve 4 persona janë të lënduar rëndë, ndërsa ka pasur 11 aksidente më të lehta ku të lënduar lehtë ka pasur 19 persona. Pa të lënduar me vetëm dëme materiale janë regjistruar 34 aksidente.

Për aksidentet e trafikut, për Portalb u shpreh edhe një pronar mekanik automjetesh Enes Fuga, i cili tha se numri i klientëve ditëve të fundit është rritur dukshëm.

“Edhe pse ka më pak se një javë që janë ngrirë rrugët, dallimi është i ndjeshëm kur bëhet fjalë për numrin e klientëve të cilët vijnë për t’i rregulluar veturat e tyre, sidomos në ditët e para kur filloi të ketë reshje bore”, tha Fuga.

Fuga shtoi se nuk është sikur gjatë stinëve tjera, mirëpo numri i klientëve me vetura të dëmtuara është rritur gjatë ditëve të fundit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button