Është arrestuar ish-presidenti i Ekuadorit gjatë hetimeve për korrupsion

Ish-presidenti i Ekuadorit, Abdala Bucaram u arrestua të mërkurën pas bastisjes së shtëpisë së tij nga autoritetet si pjesë e një hetimi të korrupsionit për blerjen e furnizimeve mjekësore në mesin e pandemisë COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia gjeti një armë dhe pajisje mjekësore në rezidencën e Bucaram, përfshirë 5.000 maska dhe 2.000 komplete testimi të koronavirusit.

Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje, tha Zyra e prokurorit publik.

Bucaram, i cili mori detyrën në gusht të vitit 1996, humbi postin në shkurt 1997 për shkak të pretendimeve lidhur me një çrregullim mendor.

Ai kaloi dy dekada në ekzil në Panama para se të kthehej në Ekuador në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button