Mickoski pranoi se ka qëndruar brenda në një restorant në “Debar Mallo”, edhe pse kjo nuk lejohet sipas protokollit për punë të kafeterive

Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski ka pranuar se mbrëmë së bashku me dy miqtë e tij kanë qenë brenda në një restorant në “Debar Mallo”. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka konfirmuar këtë, ka thënë se nuk ishte i informuar për protokollet e reja dhe se është përgatitur të paguajë gjobë për këtë, transmeton Portalb.mk.

“Në kushte kur kemi katastrofë reale nga përhapja e koronakrizës dhe fiasko të plotë të pushtetit i cili është çorrientuar dhe nuk është efikase, ai merret me atë nëse kam ngrënë drekë brenda ose jashtë në restorant, me këtë rast duke treguar tërësisht në vepër fytyrën e vet të pandershme. Duke e defokusuar opinionin me atë ‘beteja epike’ të njësive speciale nga Njësia për sistemim të shpejtë (NJSSH), me të punësuarit nga restorantet, duke u paraqitur nëpër mediume, të bëjnë tregim nga diçka që nuk ka asgjë dhe disa dezinformata të tjera, me qëllim që të defokusohet vëmendja nga katastrofa reale me jetët e qytetarëve, të shkaktuar nga pushteti i paaftë. Po, është e saktë se isha me dy miqtë e mi në një restorant në Debar Mëhallë, për herë të parë pas heqjes së ndalesës për vizitë në objektet hotelierike, për çka edhe nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky do të ishte mëkati im i parë më i madh dhe gabimi im, unë këtë e pranoj dhe jam i gatshëm të paguajë gjobë për këtë. Nuk mendoj se njerëzit nuk dinë të bëjnë gabime, me rëndësi është që gabimi të jetë i atillë që t’i bëjë dëm dikujt, të dëmtojë dikë, të jetë i pakorrigjueshëm”, ka shënuar Mickoski.

Ndërkohë, mbrëë, udhëheqësja e Sektorit për Mbikëqyrje Inspektuese- Shkup, Meri Prodanovska në një konferencë të jashtëzakonshme për media deklaroi se ishin penguar që të bëjnë kontroll në një objekt hotelierik në rrugën “Boemska”.

Sipas saj, derisa inspektorët kishin pritur që të hynë, nga objekti kishte dalë kryetari i një partie politike, por nuk precizoi se për kë bëhet fjalë.

“Sonte, Inspektorati Shtetëror i Tregut në mbikëqyrje të rregullta, gjegjësisht mbikëqyrje të jashtëzakonshme në territorin e Shkupit rreth orës 18:15 ishte penguar që të bëjë kontroll në një objekt hotelierik me arsyetimin se objekti hotelierik është i llojit të mbyllur dhe se nuk ka mysafir brenda. Kolegët vazhduan në objektet tjera hotelierike, por megjithatë u kthyen te objekti i njëjtë me edhe një lutje që t’iu hapet objekti që të bëjnë mbikëqyrje. Pas dy orë e gjysmë arritëm që të hymë në objekt, por para kësaj kishte edhe veprime të tjera, nga objekti dolën persona të cilët inspektorët nuk arritën t’i legjitimonin, por është njohur kryetari i një partie politike”, tha Prodanovska.

E pyetur se cili ishte lideri i partisë, që ishte në objekt, ajo tha se nuk mund të thotë, sepse nuk ka qenë aty. Pronari i lokalit ishte thirrur, por kishte ardhur pas dy orë e gjysmë pritje para objektit. Prodanovska informoi se operatori hotelierik do të marrë kallëzim penal sipas nenit 205 dhe 206 për mosrespektim të ndalesës për kryerje të veprimtarisë në objekt dhe për pengim të mbikëqyrjes inspektuese.

Sipas protokolleve të caktuara nga ana e Qeverisë, lejohen të punojnë  vetëm restorantet dhe kafenetë që kanë terasa. Gjithashtu, nevojitet që tavolinat të jenë në distancë prej 1,5 deri në 2 metra nga njëra-tjetra, ndërsa në një tavolinë mund të ulen vetëm dy persona, në përjashtim nëse bëhet fjalë për anëtarë të familjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button