SHBA-të kërkojnë zgjedhje të shpejtë dhe dinjitoze për emrin

Të vazhdohet të kërkohet zgjidhje e pranueshme, praktike dhe e ndërsjellë për emrin, bëri thirrje Stejt Departamenti amerikan në komentin për konstatimet e Këshillit të ministrave të BE-së, pasi që përsëri u anulua data për fillim të negociatave me Maqedoninë.

“Konkretisht në lidhje me situatën e Maqedonisë, besojmë se Maqedonia dhe fqinjët e saj duhet të vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje praktike, reciproke të pranueshme për çështjet aktuale , sa më shpejtë që është e mundur, me qëllim që të hapen ato dyer”, deklaroi zëdhënësja e Stejt Departmentit Viktorija Huland, duke përsëritur se SHBA-të mbeten të përkushtuara për t’i ndihmuar shtetet të cilat kanë aspirata evrointegruese dhe të atyre të cilët duan të bashkëngjiten në NATO.

Lajme të ngjashme

Back to top button