RMV, kartela pagesore vendore do të jepet përmes nëntë bankave

Kartela pagesore vendore do të jepet përmes nëntë bankave. Marrëveshjet  janë nënshkruar me NLB, Tutunska Bankën, Stopanska Bankën SHA Shkup, Komercijalna bankën, Halk Bankën, Shparkase Bankën, Bankën e Ohrit, UNI Bankën, Bankën kooperative qendrore dhe Silk Roud Bankën.

Kartelën pagesore  vendore shfrytëzuesve  do t’ua japë banka përmes së cilës  e marrin pagën  ose përmes së cilës e kanë kryer transaksionin e fundit nëse personi ka më shumë kartela.

Nga Ministria e Financave për MIA-n sqarojnë se nëse personi nuk ka llogari të transaksionit në njërën nga nëntë bankat me të cilat janë nënshkruar marrëveshje, nga shpërndarja e drejtë do të sistemohet  në njërën nga bankat dhe do t’i hapet llogari pastaj do t’i jepet kartela.  Qeveria do ta kryejë këtë sistemim, nëpërmjet parimit korrekt.

Për kartelë pagesore vendore  nuk aplikohet. Qytetarët nuk duhet të bëjnë asgjë, vetë banka do t’i kontaktojë dhe kartelat pagesore vendore do t’u dërgohen në adresën e shtëpisë ose do të thirren  për ta marrë nga banka. Qytetarët do të munden së shpejti  të kontrollojnë nëse  janë në listën e shfrytëzuesve, e cila në ditët në vijim do të vendoset në ueb faqen kupuvamdomasno.gov.mk.

Listën për të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet për ta marrë kartelën e përgatisin institucionet përkatëse, përkatësisht Drejtoria për të Ardhura Publike, MASH dhe FSSH.

Shfrytëzues të kartelave vendore janë: qytetarët me të ardhura të ulëta,  në të cilat përkasin pranuesit e ndihmës sociale dhe personat e papunë të evidentuar  si kërkues aktiv të punës në APRMV-së deri më 22 maj të vitit 2020, të cilët kanë realizuar neto të ardhura  deri më 180.000  denarë në vitin 2019 dhe neto të ardhura deri më 60.000 denarë në periudhën nga janari deri në prill të vitit 2020, sipas evidentimit të DAP-it. Ata do të marrin kartelë me 9.000 denarë.

Të punësuar  me të ardhura të ulëta, përkatësisht persona të cilët janë në marrëdhënie pune dhe të cilët  në periudhën nga janari deri në prill të vitit 2020, kanë realizuar të ardhura vetëm në bazë të pagave dhe kompensimeve të pagës në neto vlerë jo më të madhe se 60.000 denarë në nivel të vendit të plotë të punës, sipas evidentimit të DAP-it. Këto shfrytëzues do të marrin kartelë me 3.000 denarë.

Kartelë prej 3.000 denarë do të marrin edhe të rinjtë, përkatësisht personat prej moshës 16 vjet dhe jo më të vjetër se 29 vjet (22.05.2020) pjesëmarrës aktiv në arsimin e mesëm formal shtetëror dhe arsimin e lartë të studimeve.

Punonjësit shëndetësor të angazhuar në ballafaqimin me KOVID-19 i cili përfshin punonjës në  ISHP, Klinikën për Sëmundje Infektive, qendrat për shëndet publik, Ndihmën e shpejtë, repartet infektive dhe të punësuarit  në repartet tjera të angazhuar  për testim, diagnostifikim dhe shërim  të qytetarëve të sëmurë nga KOVID-19. Këto punonjës shëndetësor do të marrin kartelë me vlerë prej 40% të neto pagës bazë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button