Kanë vazhduar protestat kundër racizmit në SHBA, rrëzohen statuja të politikanëve dhe gjeneralëve racistë

Kanë vazhduar dhe janë gjithnjë e më të shumta protestat kundër autokratizmit policor në SHBA, edhe pse dhuna praktikisht është ndërprerë, ndërsa rezultat i gjithë kësaj janë statujat e rrëzuara të politikanëve dhe gjeneralëve racist.

Në Uashington mbrëmë, protestuesit qetë e shprehën zemërimin e tyre ndaj vrasjes së afro-amerikanit Xhorxh Flojd në Mineapolis nga ana e policit Derek Shavin. Veprimet e tij të pamëshirshme u vlerësuan si akt i pamëshirshëm, i cili tregon edhe një herë diskriminimin me rrënjë të thella ndaj njerëzve me ngjyrë të zezë në shoqërinë amerikane, transmeton MIA.

Është vërejtur rritje të dukshme të pranisë së policisë dhe ushtrisë në qendrën e Uashingtonit, me dhjetëra kamionë ushtarakë të vendosur në një lagje pranë Shtëpisë së Bardhë që bllokojnë çdo lëvizje drejt rezidencës. Një pjesë e qytetit që dikur ishte e okupuar nga turistët që fotografoheshin para rrethojës së Shtëpisë së Bardhë tani i ngjan Bejrutit.

Helikopterët fluturonin vazhdimisht mbi ndërtesa dhe e monitoronin marshimin.

Kritikat ndaj presidentit Donald Trump për militarizimin dhe bërjen e një “kështjelle” nga Uashingtoni vijnë nga të gjitha anët.

Për shembull, mosmarrëveshja me atë që ndodhte mbrëmë në Uashington erdhi edhe nga ministri i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili urdhëroi trupat e angazhuara, rreth 200, të shkonin në shtëpi. Pozicioni i tij tani për tani mbetet i pasigurt dhe është e mundur që të dëgjojmë për dorëheqjen e tij, duke pasur parasysh pakënaqësinë ndaj vendimit të Shtëpisë së Bardhë.

Rezultati i valës së protestave që i përmbyti këtyre ditëve SHBA-të kundër diskriminimit ndaj bashkësive të tjera etnike është prishja e statujave dhe përmendoreve të politikanëve dhe gjeneralëve të shquar që kanë mbetur të njohur edhe për racizmin e tyre. Në dy qytete në SHBA, Filadelfia dhe Riçmond, janë marrë vendime për prishjen e monumenteve të tilla.

Vrasjet e afrikano-amerikanëve nga oficerë të bardhë të policisë në SHBA ndodhin vit pas viti. Rastet që përfshijnë grabitje, posedim droge ose armë janë ndonjëherë serioze, por më shpesh banale. Ndërsa pothuajse gjysma e popullsisë së burgjeve të vendit, më e madhja në botë (2.2 milionë në vitin 2016), përbëhet nga afrikano-amerikanët, ndërsa 20 për qind e të burgosurve janë amerikanojugorë.

Protesta kundër autokracisë së policisë dhe racizmit mbrëmë u zhvilluan në dhjetëra qytete të tjera të SHBA -së, pa incidente të dukshme. Në disa qytete si Nju-Jorku, kishte arrestime për shkak të shkeljes së orës policore nga ana e protestuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button