Udhëtimet jashtë vendit, Gjermania shfuqizon paralajmërimet

Gjermania do të shfuqizojë paralajmërimet e saj për udhëtimin në vendet evropiane duke filluar nga 15 qershori, ndërsa kontinenti vazhdon të rihapet.

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, tha të mërkurën se është vendosur që paralajmërimi për udhëtimet në një seri vendesh, do të zëvendësohet me këshilla për udhëtim.

“E di se ky vendim do të rrisë shumë shpresa. Por dua të nënvizoj se paralajmërimet për udhëtimin nuk ishin ndalime udhëtimi dhe rekomandimet për udhëtim nuk janë një ftesë për udhëtim”, tha Heiko Maas, transmeton Top Channel.

Sipas ministrit Maas, do të ndiqet me kujdes edhe ecuria e pandemisë dhe mund të ketë rikthime masash nëse infeksionet do të arrijnë në kufirin 50 për çdo 100 mijë banorë në një javë në një vend të caktuar. Gjermania lëshoi paralajmërimin e paprecedentë kundër udhëtimeve në mes të marsit si pjesë e masave për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Por me numrin e infeksioneve që ka rënë ndjeshëm, qeveria po tenton të ringrejë ekonominë sërish. Gjermania ka raportuar 342 raste të reja të koronavirusit të mërkurën ndërkohë që kulmi ishte në muajin mars me më shumë se 6 mijë raste të reja në ditë.  Ndërsa Gjermania hedh një hap përpara, vende të tjera si Belgjika dhe Britania, vazhdojnë të mos i këshillojnë ose t’i ndalojnë të gjithë udhëtimet jo të domosdoshme jashtë kufijve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button