Katica Janeva ka bërë incident në Entin e Revizionit gjatë shqyrtimit të raportit të punës të PPS-së

Ish-Prokurorja Speciale Katica Janeva sot ka bërë incident në Entin Shtetëror të Revizionit derisa revizorët ia prezantonin konstatimet nga revizioni për punën financiare të PPS-së.

“Në orën 10:30, K.J. (1965), me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, u dërgua në Entin Shtetëror për Revizion në Pallatin “Emanuel Çuçkov”, ku ajo e ka shkelur rendin dhe qetësinë publike me sjellje të pahijshme në vend publik. Është përpiluar procesverbal për shkeljen e konstatuar”, kumtuan nga MPB, transmeton MIA.

Në prani të një prokurori nga Prokuroria për Krim të Organizuar, ku po udhëhiqet procedurë para hetimit për shpërblimet e larta të PPS-së, Janevës si person përgjegjës i PPS-së, iu paraqit raporti i ESHR-së për revizionin e punës financiare të Prokurorisë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button