fbpx

Në Premier League një rast pozitiv me COVID-19 në raundin e fundit të testimeve

Një person është konfirmuar me koronavirusin e ri në raundin e fundit të testimeve, është njoftuar nga Premier League e Anglisë. Në raundin e fundit janë testuar 1197 lojtarë dhe anëtarë të stafit. Tottenhami ka raportuar për rastin pozitiv, transmeton Koha.net.

Liga ka njoftuar se lojtari do të vetëizolohet për shtatë ditë. Ka pasur pesë raunde të testimeve për COVID-19, dhe në total numri i rezultateve pozitive është rritur në 13 nga 5079 testime.

Lojtarët e Premier Leagues dhe stafi po testohen dy herë në javë, ndërsa liga pritet të rifillojë më 17 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button