U publikuan rezultatet e 24 orëve të fundit në lidhje me virusin korona në Kosovë

Të mërkurën janë regjistruar 19 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, përderisa 24 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky rezultat ka dalë nga 253 mostra të testuara.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.

Deri tash në Kosovë, janë testuar 15586 persona, ndërsa janë regjistruar 1142 raste pozitive. Nga ta 871 janë shëruar e 30 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button