11,904 qytetarë kanë ngelur pa punë gjatë tre muajve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën prej 11 marsit e deri më 31 maj të këtij viti 11,904 persona kanë marrë statusin të personave të papunë, për të cilët paraprakisht është regjistruar aplikim në sigurimin e obligueshëm social, informojnë nga Agjencia për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Prej  11.904 personave të cilët kanë marrë status të personave të papunë për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës,  5.703 persona (47,9%) janë për shkak të skadimit të marrëveshjes për punësim në kohë të caktuar, 3.082 persona (25,9%) janë për shkak të ndërprerjes së marrëveshjes kontraktuese të marrëdhënies së punës,   1.169 persona  (9,8%) për shkak të largimit nga puna nga punëdhënësi, 1.112 persona (9,3%) janë për shkak të largimit nga puna nga ana e punëdhënësit, 380 persona (3,2%) janë për shkak të largimit për shkaqe afariste (teknologjike, ekonomike, ndryshime organizative dhe të tjera), 104 persona (0,9%) janë për shkak të falimentimit – likuidimit, 76 persona (0,6%) janë për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së punëdhënësit, ndërsa 278 personat e tjerë (2,3%) janë nëpër shkak të bazave të tjera të ndërprerjes (procesverbal nga Inspektorati i Punës, vendimit gjyqësor dhe të ngjashme)”, kumtoi Agjencia për Punësim, transmeton MIA.

Pjesa më e madhe e punëtorëve të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës 4.230 persona apo 35,5% janë nga industria e përpunimit, pastaj nga veprimtaria e tregtisë me shumicë dhe tregtia me pakicë 2.324 persona apo  19,5%, si dhe nga veprimtaria objekte për akomodim dhe veprimtari të shërbimit me ushqim  1.432 persona apo 12,0%.

Nga personat të cilët kanë mbetur pa punë 6.961 (58,5%) janë me arsim jo të plotë të papërfunduar, 3.128 persona  (26,3%) janë pa arsim dhe me arsim fillor, ndërsa 1.815 (15,2%) persona janë me arsim të lartë.

Pjesa më e madhe e të punësuarve të rinj janë të moshës prej  30 – 49 vjet  (5.729 persona apo 48,1%), të moshës deri 29 vjet janë  3.276 persona (27,5%), ndërsa të moshës mbi 50 vjet janë 2.899 persona  (24,4%).

Numri i përgjithshëm i të papunëve të evidentuar në Agjencinë për Punësim në periudhën mars – maj të vitit 2020 shënon rritje për 12.297 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button