fbpx

A do të futen në karantinë ata që hyjnë në Maqedoninë e Veriut – Policia i sqaroi rregullat

Ministria e punëve të Brendshme sot njoftoi qytetarët se gjithë qytetarët e vendit dhe tjerët që tentojnë të vijnë në Maqedoninë e Veriut, që të anashkalojnë karantinën shtetërore duhet të kenë PCR test që ka rezultuar negative, jo më vonë se 72 orë, transmeton Portalb.mk.

Pasi qytetari ka dorëzuar testin e vlefshëm me rezultatin negativ, “në kalimin kufitare nënshkruhet “Deklarata për vetizolim të detyrueshëm në kohëzgjatje prej 14 ditëve” njoftojnë nga MPB-ja.

Në bazë të deklaratës, qytetari do të marrë një Vendim për kontroll shëndetësor dhe vetizolim shtëpiak nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, ndërsa nga pjesëtarët e MPB-së do të kontrollohet nëse e zbaton këtë vendim.

MPB-ja njoftoi se qytetarët që nuk do të paraqesin PCR testin e vlefshëm, ata duhet të futen në karantinë shtetërore. Në këtë situatë, policia do të bartë qytetarin prej kalimit kufitar deri në karantinën shtetërore.

“Gjatë ditës organizohet transport nga kalimet kufitare deri në karantinën shtetërore dy herë, në ora 10:00 dhe në ora 20:00. Qytetarët do të jenë në karantinë shtetërore 14 ditë”, sqarojnë nga MPB-ja.

Qytetari mund të kërkojë të testohet me PCR test. Nëse rezulton negative, ai mund të mban ditët tjera të karantinës 14-ditore në shtëpi.

Ndryshe, Kosova dhe Shqipëria tashmë i kanë hapur kufijtë me Maqedoninë e Veriut, ndërsa ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe këtë javë vlerësoi se akoma është herët të diskutohet për kufijtë. Gjithashtu Kosova ka publikuar edhe rregullat e kalimit kufitar.

“Një nga propozimet është që nga java e ardhshme të hapet udhëtimi për anëtarë të familjes ose me interes zyrtar, ekonomik, në kuadër të këtyre vendeve, ndërsa më tutje në periudhën që vijon, pas 15 qershorit, kufijtë të hapen tërësisht”, kishte deklaruar Filipçe javën e kaluar. “Mendoj se megjithatë fqinjët do ta shqyrtojnë numrin. Unë sot në mëngjes bisedova me ministrin bullgar dhe i thash se do të diskutojmë këto ditë dhe ne sërish do të dëgjohemi deri në fund të javës”, tha Filipçe këtë javë.

Në fund të javës së kaluar,ministri i RMV-së dhe ai i Serbisë diskutuan për lehtësimin e masave kufizuese. Ministri serb Ivica Daçiq e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në RMV se nuk kërkohet miratim i veçantë për hyrjen e shtetasve të huaj në Republikën e Serbisë dhe se kalimi i kufirit serb është kthyer në normalitet.

Maqedonia e Veriut është në listën e vendeve që i lejohet hyrja në Greqi prej 15 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button