Pazarxhinjtë kërkojnë zgjidhje nga Komuna Çair

Të ndërtohet treg i mbuluar, të largohen shitësit ilegal përkatësisht të rregullohet statusi i tyre dhe të përmirësohen marrëdhëniet me Ndërmarrjen Skopski Pazar, ishin tre kërkesat kryesore të pazarxhinjëve të cilët për rreth dy orë kanë protestuar sot tek ura në Bit Pazar, kështu duke mbajtur tregut e mbyllur.

Gjashtë vite me radhë kërkojmë nga Komuna Çair të na mbulojnë tregun, por kjo nuk u arrit kurrë, thotë Ekrem Dolek, kryetar i organizatës së tezgaxhinjëve ‘Prosperiteti’ Shkup.

“Protestuam karshi disa problemeve të cilat nuk kemi pasur mundësi ti zgjedhim në mënyrë institucionale, protesta paralajmëruese zgjati dy orë. Nga Komuna Çair kërkojmë të mbulohet tregu, sepse gjithë këta njerëz punojmë këtu tërë ditën në temperature minus 15 gradë, pastaj shitësit e egër apo ilegal të largohen por me mënyrën që tu gjendet zgjidhje, pasi këtu 150 tezga janë të zbrazura, mund ti sjellin këtu dhe të punojnë të barabartë si gjithë tjerët’ tha Dolek.

Protestuesit pjesëmarrës ankohen se në këto krize është shumë vështirë të mbijetohet kurse nga ana tjetër ka paralajmërime se do te shtrenjtohet pagesa e tezgës që aktualisht paguhet rreth 5000 denarë.

Protestat e sotme në Urrën në Bit Pazar zgjatën vetëm dy ore prej orës 11 deri në orën 13./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button