El Masri fiton rastin me Maqedoninë, dëmshpërblehet me 60.000 euro

Gjykata Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg konstatoi se në rastin El Masri – Maqedoni, shteti ka shkelur konventën evropiane për të drejtat e njeriut.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut sot njëzëshëm vendosi se  është shkelur neni 3 i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, me të cilën ndalohet sjellja  jonjerëzore dhe ofenduese, neni 5 i së drejtës së lirisë dhe sigurisë, neni 8 i jetës private dhe familjare, si dhe neni 13 i së drejtës për gjykim të drejtë.

Maqedonia sipas vendimit të Gjykatës doemos duhet t’i paguajë Kaled El Masrit 60 mijë euro si dëmshpërblim.

El Masri e konsideron Maqedoninë si përgjegjëse të drejtpërdrejt për kohën që e kaloi i mbyllur mes 31 dhjetorit të vitit 2003 deri në maj të vitit 2004, pas arrestimit të tij gjatë hyrjes në Maqedoni dhe transferimin në Afganistan, rasti El Masri, u shqyrtua nga ana e Këshillit të lartë Gjyqësor të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, më 16 maj të këtij viti.

Kaled el Masri ngriti padi kundër Maqedonisë më 20 korrik të vitit 2009. Për rastin El Marsi, Maqedonia u kritikua në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button