RMV, për dy ditë janë parashtruar 27.100 kërkesa për mbështetje financiare për muajin maj

Gjithsej 27.100 aplikime janë parashtruar për përdorimin e masave të ndihmës financiare për muajin maj. Këto kërkesa, sipas Drejtorisë për të ardhura publike, janë parashtruar nga punëdhënësit dhe vetë të punësuarit përfundimisht me ditën e dytë të qershorit, transmeton Portalb.mk.

“Për masën – Mbështetje financiare e personave fizik që kryejnë veprimtari të pavarur nga BFS-SVD kanë paraqitur 4.733 persona të vetëpunësuar nga të cilët 4.064 kërkesa u pranuan. Për masën – Mbështetje financiare për pagimin e pagesën për muajin maj të vitit 2020, formular BFP-IP, kanë parashtruar 20.127 kompani dorëzuan, nga të cilat u pranuan 16.610 aplikime. Për masën – Subvencionim i pagesës së kontributeve nga forma e sigurimit të detyrueshëm BS-PZSO kanë parashtruar 2.240 ndërmarrje, nga të cilat 1.909 kërkesa u pranuan”, theksojnë nga Drejtoria e të ardhurave publike.

Nga DAP shtojnë se masat janë realiste, masat janë duke u zbatuar dhe bëjnë thirrje për paraqitje të kërkesave BFS-SVD ose BS-PZSO deri më 5 qershor, gjegjësisht një kërkesë BFP-IP deri më 7 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button