GREKO kërkoi reforma dhe rezultate konkrete në Maqedoninë e Veriut

Qeveritë dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë shembullorë në respektimin e masave për ndalimin e korrupsionit dhe të standardeve të transparencës, thuhet në raportin vjetor të publikuar sot, nga organi antikorrupsion të Këshillit të Evropës – GREKO.

Në raport shqyrtohen masat e ndërmarra në vitin 2019 në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për të parandaluar korrupsionin mes deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në qeverinë qendrore, veçanërisht tek bartësit e posteve të larta ekzekutive dhe në organet represive, transmeton MIA.

Kryetari i GREKO-s, Marin Mërçella, gjatë prezantimit të raportit, shprehu shqetësimin për numrin në rritje të akuzave për korrupsion në vitet e fundit në shumë vende, mes të cilëve edhe tek bartësit e funksioneve publike.

Në fund të vitit 2019, 15 vende u theksuan se nuk e  kanë përmbushur plotësisht ciklin e katërt të GREKO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut , së bashku me Armeninë, Austrinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Luksemburgun, Monakon, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë dhe Turqinë. Bjellorusia është vendi i vetëm që nuk i është përmbajtur dy cikleve të para të përbashkëta dhe raundit të tretë.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, ku është vlerësuar se reformat kanë ngecur për shkak të krizave politike dhe shpërbërjes së parlamentit para zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare, kryetari i GREKO-s, Mërçella, theksoi se pasi që do të mbahen zgjedhjet dhe do të konstituohet Parlamenti i ri, duhet të kalohet në përmbushjen e rekomandimeve.

“Dhe po e përsëris edhe një herë – kjo nuk është për deputetët, kjo është për njerëzit, për qytetarët. Akuzat e ndërsjella nga partitë politike dhe politikanët nuk janë të mjaftueshme, pa pasur ndonjë rezultat konkret nga reformat në Maqedoninë e Veriut. Nevojiten rezultatet konkrete, punë dhe aksion”, deklaroi Mërçella

Sipas grafikonit të GREKO-s për Maqedoninë e Veriut, 32 për qind e rekomandimeve janë implementuar, 48 për qind janë implementuar pjesërisht dhe 20 për qind nuk janë zbatuar.

Sipas kategorive, vetëm 14.3 për qind e rekomandimeve të deputetëve janë zbatuar plotësisht, 42.9 për qind janë zbatuar pjesërisht dhe 42.9 përqind nuk janë zbatuar. Tek gjykatësit janë zbatuar plotësisht 50 për qind e rekomandimeve, 41.7 për qind pjesërisht, ndërsa 8.3 për qind nuk janë zbatuar, ndërsa tek prokurorët 16.7 për qind e rekomandimeve janë zbatuar plotësisht, 66.7 për qind pjesërisht dhe 16.7 për qind nuk janë zbatuar.

Në vitin 2019, në të njëjtën kohë me përvjetorin e saj të 20-të, GREKO ka vendosur të fillojë një funksion të ri këshillimor, e cila do të mundësojë të sigurohet ndihmë me kërkesë të vendeve-anëtare dhe trupave të Këshillit të Evropës përmes raporteve të ekspertëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button