Keni punë me një djalë të mamit? Ja si të veproni me të

Në qoftë se i dashuri apo bashkëshorti juaj është “djalë i mamit”, kjo me siguri që ua vështirëson raportin me të. Djemtë e mamave nuk kanë larë kurrë enë, nuk kanë vënë kurrë lavatriçen, as nuk kanë larë ndonjëherë çorapet, pasi mamaja i ka bërë gjithnjë për të.

Tashmë në jetën e tij keni hyrë ju dhe nëse partneri vazhdon me të njëjtin ritëm, nuk e bën prej maskilizmit, por se ka pasur modele të tjera që kujdeseshin për të.

Në këtë rast, evitoni shqiptimin e shprehjeve histerike të tipit “kjo shtëpi nuk është hotel” ose “më ke ngatërruar me shërbëtore” sepse në fund të fundit nuk do i kuptonte dhe nuk do shërbente për asgjë.

Mundohuni ta bëni të kuptojë se në shtëpi është e nevojshme bashkëpunimi, duke i thënë se disa punë i përkasin atij dhe në këtë mënyrë sensibilizimi bëhet më i ndjeshëm.

Nëse ju krahason edhe në ushqim me gatimet e nënës së tij atëherë mundohuni të mos e humbni durimin dhe mos i ulërisni që ti thoni të shkojë të hajë te mamaja, sepse ekziston mundësia që ta bëjë vërtetë.

Merrni frymë thellë dhe thojini se herën tjetër do e bëjë më mirë ose “prekja magjike” duke i thënë se do pyesni nënën e tij se si e gatuan, duke e shoqëruar çdo përgjigje me buzëqeshje bujare.

Nëse vijon sërish me sjelljet e tij atëherë tërhiqini vëmendje për sjelljen e tij dhe bëjeni të kuptojë mënyrën se si sillet, të kuptojë gabimet e tij!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button