Champions League : Gjermanët më të rinjë, Juventusi në pozitën e 15

Champions League gjithmonë shfaq talentët e rinj më të mirë në Evropë. Në fazën e grupeve e cila përfundoi, ekipi me moshën më të ulët mesatare është Borussia Dortmund (24,89), që nën urdhrat e Z. Klopp zuri vendin e parë në grupin më të vështirë ku ishte edhe Real Madrid, Ajax dhe Manchester City.

Në vendin e dytë të kësaj liste të veçantë për lojtar të rinjë, gjendet një tjetër ekip gjerman, që është Schalke 04, me një moshë mesatare prej (25,11).

Porto gjithashtu ka moshën mesatare të njëjt (25,11) me ekipin gjerman. Sa i përket ekipeve italiane, Milan dhe Juventus, gjenden jashtë dhjetëshes me moshë mesatare më të lartë: Milani është në vendin e dymbëdhjetë me një mesatare prej 27,03 vjet, ndërsa në pozitën pesëmbëdhjetë gjenden Bianconerët gjegjësisht Juventusi me (27,97). 

Ja dhe top 10 ekipet me moshën mesatare më të ulët:

1. Borussia Dortmund 24,89 
2. Schalke 04 25,11 
3. Porto 25,11 
4. Celtic 25,29 
5. Arsenal 25,37 
6. Manchester U. 25.95 
7. Bayern Munchen 26.25 
8. Barcelona 26,55 
9. Real Madrid 26,76 
10. Schakthar Donetsk 26,87

Lajme të ngjashme

Back to top button