Italia rihapi kufijtë për turistët

Derisa Evropa gradualisht po lehtëson masat e izolimit dhe kufizimet kundër pandemisë, Italia rihapi kufijtë e saj për turistët nga shumica e vendeve të tjera evropiane.

Kufizimet e udhëtimit brenda vendit gjithashtu do të shfuqizohen, në mënyrë që njerëzit të lëvizin lirshëm midis rajoneve të ndryshme.

“Ne po përballemi me një rrezik pasi lakorja e të infektuarve mund të rritet përsëri”, tha kryeministri Italian, Giuseppe Conte, në muajin maj, kur njoftoi për planet e lehtësimit të masave, njofton REL.

Turizmi është jetik për ekonominë e Italisë.

Vendi po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi.

Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe 33.500 vdekje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button