Posta kombëtare përgatit sistem të ri për kontabilitet të posaçëm dhe alokim të kostove

Kanë filluar aktivitetet për përcaktimin e sistemit të duhur për llogaritjen e posaçme dhe alokimin e kostove të operatorit kombëtar Posta e RMV-së.

Ky aktivitet duhet të përmirësojë funksionalitetin e zyrës postare, si bartës të shërbimit universal postar në vend dhe të ndihmojë liberalizimin e plotë të tregut postar, proces i planifikuar për fillimin e vitit të ardhshëm dhe deri më tani i shtyrë pesë herë.

Drejtoresha e Agjencisë për Posta, Biljana Avramovska Gjoreska, për MIA-n deklaroi se aplikimi i sistemit për kontabilitet të posaçëm dhe alokimin e kostove ka përfitim të konsiderueshëm, si për AP-në si rregullator dhe për ofruesin e shërbimit universal.

“Ky sistem do të lejojë gjithashtu që ofruesi i shërbimit universal të zhvillojë një skenar, d.m.th të llogarisë koston neto të ofrimit të shërbimit universal, i cili është një barrë e padrejtë financiare dhe që duhet të kompensohet në përputhje me rregulloret”, deklaroi Avramovska Gjoreska.

Me liberalizim të plotë të tregut postar, Posta e RMV-së duhet të humbasë ekskluzivitetin në çmimin e shërbimeve të rezervuara postare, të cilat përfshijnë marrjen, transferimin dhe dërgimin e dërgesave të korrespondencës (letrat dhe kartolinat), si dhe dërgesat e postës drejtpërdrejtë deri në 50 gramë.

Tuining projekti për përmirësimin e kapacitetint të AP-së u zbatua në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit, dhe Çështjeve Urbane të Mbretërisë së Spanjës dhe ekspertëve nga Posta e Spanjës.

Siç informoi Avramovska Gjoreska, përveç përcaktimit të sistemit të përshtatshëm për kontabilitet të posaçëm dhe alokimin e kostos, mes rezultateve të Tuining projektit janë dhe rregullimi i përmirësuar i tregut postar në pritje të liberalizimit të plotë, zbatimi i plotë i Legjislacionit evropian në fushën e shërbimeve postare, deri në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, rekomandimet për përmirësimin e procedurave ekzistuese, baza për aktivitete dhe zhvillime të mëtutjeshme, roli i përforcuar i Agjencisë në fushën e mbikëqyrjes ndaj operatorëve postarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button