fbpx

Drejtori ishte në takim privat me deputetin Zekiri, Agjencia për Zbulim akuzoi Nikollovskin për lajme të rreme

Agjencia për Zbulim, në krye me Erolld Musliun ka reaguar ndaj deklaratës së nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili deklaroi se drejtori i Policisë Financiare dhe drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk duhet të kenë funksione partiake, transmeton Portalb.mk.

“Drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu nuk është anëtar i asnjë partie politike. Ai nuk ka qenë prezent në një takim partie në LSDM. Drejtori i Agjencisë është në vetizolim për shkak të një takimi të shkurtër privat me deputetin Muhamed Zekiri që u zhvillua në qytet më 30.05.2020”, deklarojnë nga Agjencia për Zbulim.

Ata sugjerojnë që mediat të mos bien pre e propagandës dhe lajmeve të rreme.

“Ne i sugjerojmë nënkryetarit të VMRO-DOMNE-së Aleksandar Nikollovskit të tërheqë deklaratën e tij të dhënë për Kanal 5 më 02.06.2020 sepse përmban të pavërteta”, kërkojnë nga Agjencia.

Nënkryetari Nikollovski në një televizion kishte diskutuar në lidhje me një takim të Muhamed Zekirit të infektuar dhe drejtorit të Agjencisë për Zbulim.

“Disa nga njerëz që janë në vetizolim janë njerëz të cilët në përshkrim të detyrave të tyre të punës nuk guxojnë të jenë në funksion partiak si për shembull drejtor i policisë financiare ose drejtor i Agjencisë për Zbulim. Ato duhet të jenë institucione të pavarura. Njëra është madje që nënkryetari nuk duhet të jetë nën koorrdinimin partiak, por shohim se kanë qenë në koordinime partiake”, theksoi Nikollovski në televizion.

Ndryshe, deputeti i LSDM-s, Muhamed Zekiri gjatë javës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vet ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe, kanë rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button