Digjet një transformator në Shkup, dy punonjës të EVN të lënduar

Dy punëtorë të EVN-së janë lënduar në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth mesnatës në transformatorin në rrugën “Shitska”, në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit.

Ekipe të zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa personat B.GJ. i lindur në vitin 1973 dhe G.B. i lindur në vitin 1981, të cilët kanë punuar në  evitimin e defektit, kanë marrë lëndime trupore dhe u është dhënë ndihmë në spitalin e qytetit “8 shtatori”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button