Të pavërtetat e kryeministrit Rama në komunikimin për vijimin e “Fazës II” të hapjes si pasojë e “Covid-19”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këto ditë (24.05.2020) deklaroi se ndërmarrja e masave ka dhënë rezultat që të ketë një numër të vogël të rasteve të vdekjes në këtë fazë të pandemisë me Kovid-19. Kryministri Rama tha se Suedia ka numër më të madh të vdekjeve në 1 milion banorë dhe se asnjë vend të Evropë nuk i ka hapur plazhet e veta. Por, sa janë të vërteta këto pretendime? 

Shërbimit shqiptarë për verifikimin e fakteve, “Faktoje” vërtetoi se deklarata e kryeministrit Rama është e pavërtetë.

Sipas të dhënave të “Worldmeters”; Belgjika, Britania, Italia, Spanja dhe Franca kanë numër më të madh të vdekjeve në 1 milion banorët krahasuar me Suedinë.

Po ashtu, kryeministri Rama me 24 maj tha se asnjë vend në Evropës nuk hapi plazhet e veta. Por, Greqia me 16 maj lejoi hapjen e 500 plazheve. Greqia deri me 26 maj ka pasur 2,882 persona të infektuar dhe 172 raste të vdekjes si rezultat i pandemisë me “Covid-19”

Me këtë argumentim, “Faktoje” deklaratën e kryeministrit Rama e vlerëson si të “pavërtetë”.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button