fbpx

Mali i Zi e shpalli fundin e epidemisë

Mali i Zi shpalli të martën fundin e epidemisë së koronavirusit, me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Vendimi për fundin e epidemisë vjen pasi Mali i Zi, të martën, ka kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq, e vlerësoi suksesin e këtij vendi në luftën kundër koronavirusit, por tha se autoritetet duhet të jenë të kujdesshme, sepse bota është ende në fazën e pandemisë.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajoviq për Shërbimin e Ballkanit të REL.

Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus.

Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button